Reagime brutale ndaj anëtarëve të Familjes Novakoviq që u konvertuan në myslimanë: “E shitët fenë për një darkë”

Konvertimi i Familjes Novakoviq nga feja ortodokse në atë islame në Serbi është përcjellur me komente të ashpra dhe brutale.

Lajme

20/03/2017 16:33

Shumica e komentuesve kanë akuzuar anëtarët e kësaj familjeje se duke ndërruar fenë dhe emrat ata po braktisin traditat e familjes dhe prejardhjes, shkruan Telegrafi serb, njofton Klan Kosova.

Madje ka pasur komente duke akuzuar këtë familje se konvertimin e bën për interes, “për një darkë”.

Megjithatë ka pasur edhe disa komente, ku komentuesit janë treguar më mëndje hapur duke thënë se s’bënë të paragjykohet asnjë fe.

Sipas regjistrimit të vitit 2011, në Serbi ka rreth 228.658 myslimanë, apo rreth 3.1 për qind e popullsisë.

Vendet ku banojnë më shumë serbët myslimanë janë Novi Pazari, Tutini dhe Sjenica, qytete këto në regjionin e Sanxhakut.

Në këtë regjistrim janë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.