Reagim zyrtar nga FSHF për trajnerin e ri të Kombëtares – Lajmi.net
Reagim zyrtar nga FSHF për trajnerin e ri të Kombëtares
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 14:41, 17 July 2017
Përcaktimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare është një temë që po diskutohet çdo ditë.

Së fundmi janë përmendur disa emra si kandidatë të mundshëm për të marrë drejtimin e kuqezinjve për 4 ndeshjet e mbetura të eliminatoreve të Botërorit 2018, si dhe për fushatën e Europianit të vitit 2020.

Duke marrë shkas nga zërat e fundit që po qarkullojnë, Federata Shqiptare e Futbollit në vend ka dalë me një deklaratë për shtyp për të qartësuar situatën.

Në komunikatën e saj, FSHF thekson se për momentin asgjë nuk është konfirmuar, ndërkohë që presidenti Duka vijon bisedimet në lidhje me këtë çështje.

Federata Shqiptare e Futbollit shton se vendimi zyrtar për trajnerin e ri të Kombëtares do të merret në ditët në vazhdim dhe se do të jetë ajo vetë që do ta publikojë lajmin nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit.

Fjalët kyçe: FSHF, shqiperia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bubble Trouble