Reagim i fortë i Rulit: Nëse Basha nuk ikën shkoni nxirreni jashtë me gruan dhe kunatin

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Ruli, ka bërë një reagim të fortë pas deklaratë së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për sa i përket humbjes në zgjedhje.

Lajme

27/06/2017 22:26

Ish-ministri ka kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i  Partisë Demokratike si dhe u ka bërë thirrje mbështetësve të PD-së, që ta përzënë Bashën nga selia bashkë me gruan dhe kunatin.

Gjithashtu Ruli ka bërë kritika edhe për sa i përket hartimit të listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, parti për të cilën thotë se e mori dhuratë nga ish lideri i kësaj partie, Sali Berisha, shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë më 20:30 të kësaj mbrëmjeje, Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën deklaroi se do të ngrinte të gjitha funksionet e tij si kryetar deri në zgjedhjet brenda partisë.

Deklarata e Rulit:

Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit.

Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.

Ky lider qe beri nje marreveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.

Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet P, nqs ai nuk jep doreheqjen vete deri neser, shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.