RB Leipzig e fiton derbin ndaj Bayernit

Red Bull Leipzig e ka fituar derbin e xhiros së 27-të të Bundesligës, duke e mposhtur 2:1 liderët e Bayern Munich.

Sport

18/03/2018 19:55

Bavarezët edhe pse e nisën më mirë takimin, në fund të tij është dashur të pajtohen me rezultatin, që ishte në disfavor të tyre.

Wagner në minutën e 12’, i kaloi kampionët e Bundesligës në epërsi. Në minutën e 37’, vendasit barazuan me anë të Keita.

Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol, dhe ai u shënua nga vendasit nëpërmjet Werner, i cili ia solli tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij./Lajmi.net/