Ravoheci bëhet me Repart të ri të Hemodializës

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapin, kanë bërë një vizitë në spitalin e Rahovecit “Fahredin Hoti”, me ç’rast u bë përurimi i Repartit të Hemodializës.

Lajme

14/11/2017 18:20

Pacientët e Rahovecit, që nuk kanë mundur të marrin trajtim në komunën e tyre, në mungesë të këtij reparti tani mund të marrin këtë shërbim aty, raporton Ekonomia Online.

Kështu bëri të ditur ministri Ismaili. “ Sot jemi këtu me kryetarin Idriz Vehapi, për hapjen e një njësie të Hemodializës në Rahovec e cila është një punë jashtëzakonisht e madhe, e cila është bërë nga komuna e Rahovecit në bashkëpunim me spitalin e Prizrenit, duke iu krijuar mundësi mbi 30 pacientëve që kanë qenë të Rahovecit nuk kanë mundur ta marrin këtë shërbim dhe tash e marrin në komunën e Rahovecit”, tha ministri i shëndetësisë.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se ky repart është financuar nga Komuna e Rahovecit me 130 mijë euro, derisa kostoja e realizimit arrin deri në 230 mijë euro, bashkë me investimet e donatorëve.

“ Një punë e cila është bërë me një përkushtim të jashtëzakonshëm duke parë nevojën se spitali i Rahovecit ka shumë pacientë të cilët kanë nevojë për këtë shërbim, dhe ne kemi punuar gjatë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me qendrën spitalore të Prizrenit.

Ky është një projekt i rëndësishëm, kemi investuar si komunë, poashtu kemi pas një donacion. Ne si komunë kemi investuar rreth 130 mijë euro ndërsa donaconi mbi 200 mijë euro.

Është një projekt i kushtueshëm por kostoja e tij don të shpaguhet për shkak të nevojës që kanë qytetarët për të”, tha Vehapi.

Ndërsa drejtori i spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj e cilësoi këtë projekt si të veçantë.
“ Kryetari i komunës ka bërë një nismë e cila është kogja e kushtueshme jo vetëm në planin material, infrastrukturor por edhe në atë profesional, prandaj përfituesit më të mëdhenjë janë qytetarët e Rahovecit . Ne si spital jemi shumë të kënaqur sepse do të zbrasim spitalin me një numër të madh të sëmurëve me hemo –dializë”, u shpreh drejtori i spitalit