Raundi i dytë i zgjedhjeve me më pak votues, mësoni arsyet (Video)

Nga 1 milion e rreth 800 mijë votues sa ishin të regjistruar në zgjedhjet komunale të vitit 2013, vetëm 800 mijë prej tyre votuan.

Lajme

16/11/2017 22:30

Por në balotazh edhe kisht emë pak të regjistruar për votim e edhe votuan 300 mijë persona me pak.

Kështu ndodh zakonisht në Kosovë. Një numër i madh i atyre që votojnë në raundin e parë nuk dalin fare në të dytin.

Politologët shpjegojnë pse ndodh kjo zakonisht.

Arbnor Sadiku, politolog thotë se numri i votues bie në balotazh meqenëse nuk ka garë edhe për asambleistë.

Ndërsa analisti politik, Nexhmedin Spahiu deklaron se në balotazh pritet një pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet lokale diku në 20 % më pak.

Gara e balotazhit pritet të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna të Kosovës.
Në ruanin e parë të drejt vote në gjithë Kosovën kishin një milionë e 888 e 59 votues të regjistruar, prej tyre votuan 812 mijë.

YouTube player