Raul: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raul beson se Real Madrid me trajnerin e ri Zinedine Zidane do të jetë në gjendje të luftojë për tituj të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

Sport

10/02/2016 09:14

Raul ka besim të plotë tek trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ish kapiteni i “Los Blancos” beson se skuadra do të jetë në gjendje të luftojë për tituj të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

“Zidane ka përcjell mesazhin e tij tek futbollistët”, u shpreh Raul për të përditshmen sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, besoj se ata do të luftojnë për tituj t rëndësishëm dhe mund ta fitojnë edhe Ligën e Kampionëve”, theksoi ai.