Raul harron se ka qenë lojtar i Realit, ja çfarë urimi i bën Messit

Leo Messi ka shënuar golin e parë në La Liga kundër ekipit të Las Palmas, i cili tani ka realizuar ndaj 35 kundërshtarëve me të cilët është përballur në La Liga.

Sport

14/01/2017 23:05

Goli ndaj Las Palmas, ishte i pari për Leo Messin ndaj kësaj skuadre në La Liga, i cili tani ka realizuar ndaj 35 kundërshtarëve të ndryshëm, duke barazuar kështu legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales, i cili mbante këtë rekord tash e disa vite.

Ky i fundit, ka vendosur ta urojë Messin për këtë gol në llogarinë e tij në Twitter, për të irrituar tifozët e Real Madridit.

“Është kënaqësi të shijoj golat tuaj çdo ditë në La Liga”, ka shkruar Raul, përcjell lajmi.net.

Kjo bëri që kundër tij të ngrihen shumë tifozë të Real Madridit, duke ia kujtuar se Lionel Messi dhe Barcelona janë rivalë të Real Madridit, kapiten i së cilës skuadër ka qenë Raul.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6