Raul: Do të rikthehem në Real Madrid

Legjenda e Real Madridit, Raul, ka bërë të ditur se do të rikthehet tek gjiganti nga Santiago Bernabeu, pasi të fitojë përvojë me angazhime jashtë karrierës si futbollist.

Sport

10/12/2014 13:55

Legjenda e Real Madridit, Raul, ka thënë se ish skuadra e tij është klubi i vetëm ku do të rikthehej për të punuar në Spanjë.

Por, beson se i nevojitet ende përvojë para se të ushtrojë rolin e trajnerit.

Sulmuesi i cili kaloi 18 vjet me gjigantin evropian duke fituar gjashtë tituj të kampionit në La Ligë dhe tri herë Ligën e Kampionëve është transferuar në New York Cosmos para fillimit të edicionit 2015 të MLS.

Por, ai po ashtu do të ketë rolin e drejtorit në akademinë e klubit. Në prezantimin e tij, 37-vjeçari ka pranuar se mirëpret rikthimin në Real Madrid në të ardhmen.

“Të gjithë gjithmonë më kanë thënë të shkoj në Real Madrid, por ndjej se kjo do të ndodh, por më duhet që së pari të fitoj përvojë”, deklaroi ai.

“Nëse rikthehem në Spanjë, do të punojë për Real Madridin. Është shtëpia ime, vendi ku jam zhvilluar, ku kam shokë, por tani jam i përqendruar në këtë projekt”, u shpreh Raul.