Raul dëshpëron tifozët e Realit me deklaratën për Messin

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, ka thënë se superyjet e Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë nga planeti tjetër.  

Sport

14/07/2016 21:18

Raul foli fjalë të mëdha për të dy futbollistët.

“Ajo që Ronaldo po bën është e jashtëzakonshme. Ai është i rëndësishëm për Real Madridin dhe të gjithë presin prej tij. Kam marrëdhënie të mira me të. Admirimi është i dyanshëm”, deklaroi Raul.

“Ajo që ai dhe Messi po bëjnë është thjesht e pabesueshme dhe askush nuk e ka bërë këtë më parë. Më pas ata po arrijnë suksese edhe me kombëtaret, nuk është e lehtë si Ronaldo që të fitohet Kampionati Evropian”, shtoi ai.