Ratifikimi i MSA-së kalon edhe në Komisionin për Integrime Evropiane

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane i kanë dhënë dritën e gjelbër Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër.

Lajme

02/11/2015 10:08

Ky projektligj kaloi me vetëm një ndryshim i cili propozim erdhi nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda.

Ai, kërkoi që në emërtimin e kësaj marrëveshje të shënohet “Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, e jo me emërtimin me fusnotë “Kosovo*”.

Ky propozim mori votat e anëtarëve tjerë të këtij komisioni, që së paku të jetë për përdorim të brendshme.