Rastin “Monstra” e merr në dorë Fatime Fetai, e vërteta shpejt do ta “dridh” Maqedoninë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka filluar të punojë në lëndën e rastit “Monstra”, kurse këtë lëndë do ta udhëheqë prokurorja Fatime Fetai, thonë ekskluzivisht për Gazetën Lajm burime nga PSP.

Lajme

23/03/2018 19:41

Sipas tyre, prokurorja Fetai do ta udhëheqë ekipin që do të zhvillojë hetimet në këtë rast, për të ardhur deri te e vërteta e cila me gjasë do ta dridhë Maqedoninë.

Ata theksojnë se Fetai do të bëjë çmos që prapavija e rastit Monstra të dalë sa më shpejtë në shesh, me qëllim që të arrihet deri te autorët e vërtetë. Me këtë do të përfundojë golgota edhe e personave të dënuar, por edhe dilemat e familjarëve të 5 viktimave te liqeni i Smilkovës.
Edhe familjarët e personave të dënuar në rastin Monstra konfirmojnë për Gazetën Lajm se prokurorja Fetai që moti ka treguar intersim për të ndihmuar në ndriçimin e këtij rasti. Disa prej ture veçmë kanë pasur rastin të takohen me prokuroren Fetai dhe për të vërejtur gatishmërinë e saj për ndriçimin e rastit.