Rasti jetësor i Prishtinës për të kaluar raundin e parë kualifikues, kundërshtari vjen nga një “fshat”

Luksemburgu është ndër shtetet më të vogla në Evropë me 2.586 km2 dhe me 600.000 banorë e rrethuar në veriperëndim nga Belgjika, nga verilindja nga Gjermania dhe nga jugu nga Franca.

Sport

09/07/2018 11:52

Luksemburgu është monarki parlamentare dhe pjesë e BE-së, ndërsa përbëhet nga disa popuj me shumicë të asaj vendasve luksemburgase prej 51%, pastaj nga emigrantët portugez 18% si dhe francezët me 13 e gjermanët me 10%, por edhe mbi 7% nacionalitete tjera.

Gjuhë zyrtare është luksemburgishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Kryeqyteti quhet njëjtë sikurse shteti, Luksemburg dhe është qyteti më i madh në këtë shtet me 76.000 banorë i ndjekur me qytetin e klubit me të cilin ndeshet Prishtina, Esch-sur-Alzette me 28.000 banorë, njofton faqja zyrtare e Prishtinës.

Në sportin e futbollit janë pothuajse të panjohur, por viteve të fundit vërehet rritje në futbollin ekipor të këtij vendi në garat evropiane.

Related image

Të renditur në vendin e 48-të me 4.375 pikë në koeficient, shteti më i vogël i Beneluksit ka katër skuadra në garat evropiane.

Kundërshtari i Prishtinës, SC Fola Esch ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në UEFA Evropa Ligë nëpërmjet vendit të 3-të në klasifikimin e kampionatit shtetëror nga 14 skuadra sa ka në “National Division”. Me 47 pikë, me goldallim +31, 72:41, ka qenë mbrapa kampionëve të shtetit, Dudelange me 68 pikë dhe Niedercorn me 63 pikë.

Fola Esch është skuadra e 5-të më e suksesshme me 7 tituj, por dy prej tyre ka fituar viteve të fundit si më 2013 dhe 2015 – tituj të vetëm që nuk i ka marrë kampioni i sivjetmë, Dudelange – skuadër kjo e cila nga viti 2000 i ka fituar plotë 14 tituj e ku mbetët mbrapa Jeunesse me 28, rekord të shtetit.

SC Fola Esch, para vitit 2011 kishte vetëm një pjesëmarrje në Kupë të Kupave duke u eliminuar rëndë në dy ndeshje nga Beroe e Bullgarisë 1:11.

Image

Por, nga viti 2011/12, nuk ka marrë pjesë vetëm në edicionin 2012/13 duke regjistruar 7 pjesëmarrje, ndërsa vitin e kaluar kishte kaluar dy raunde e ku më parë kishte regjistruar tre barazime në eliminimet kundër Elfsborg e Goteborg të Suedisë si dhe Dinamos së Zagrebit.

E kishte mposhtur edhe Aberdeedin skocez 1:0, por ishte eliminuar në ndeshjen kthyese.

Edicionin e kaluar arriti kulmin kur në UEL mposhti Milsamin e Moldavisë 2:1/1:1 dhe Inter Baku-n e Azerbajxhanit 4:1/0:1 ku më pas u eliminuar nga befasia e Ligës së Evropës, Ostersund 1:2/0:1.

Image

Skuadra e SC Fola Esch vlerësohet me 2.3 milion euro nga transfermarkt. Në radhët e saj ka futbollistë me shumë përvojë dhe që kanë qenë pjesë e skuadrave të kampionateve franceze e gjermane.

SC Fola luan në stadiumin e saj prej më shumë se 3.000 vendesh “Emile Mayrisch” të shtrirë në jug të Esch-it. Fanellat e saj tradicionale janë kuq e bardhë. Kryetrajner është gjermani 34-vjeçar Thomas Klasen, ish-futbollist i Eintracht Trier, Koblenzit etj, ndërsa si kryetrajner është vetëm puna e parë duke filluar më 5 shkurt të këtij viti.

Image