Rasti Ivanoviq, avokati Gashi thotë se institucionet e Kosovës duhet të refuzojnë ndarjen e informatave me Serbinë

Institucionet e Kosovës duhet të refuzojnë ndarjen e informatave me Serbinë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Lajme

17/01/2018 17:28

 

Kështu mendon avokati Tomë Gashi. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërkesa që Serbisë të ju dërgohen informata lidhur me këtë rast, do të ishte normale nëse do kishim të bëjmë me një shtet miqësor të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se duhet ruajtur sovraniteti juridik së paku në territorin e Kosovës pasi të njëjtin nuk kemi ditur ta ruajmë në raport me Gjykatën Speciale duke deleguar sovranitetin juridik në Holand-Hagë.

Postimi i plotë:

Institucionet e Kosoves te refuzojn ndarjen e informatave me Serbin ne rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit.

Prokuroria Shteterore e Serbis dhe Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Serbis kan kerkuar nga organet kompetente te Prishtines ( por jo te Kosoves ) qe te ju dergojn informata senzitive – te ndjeshme – ne rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit.

Kerkesa e tille do te ishte krejtesisht normale dhe e preferueshme sikur te kemi te bejm me nje shtet miqesor te Kosoves, ose me nje shtet qe e njeh Pavarsine e Kosoves apo qe se paku formalisht territorin e Kosoves ne kerkesat e tyre per dhanje te informatave per rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit I drejtohet

Republikes se Kosoves qofte edhe me fusnote.

Prokuroria e Republikes se Serbise nuk heziton ashtu sic ben edhe Ministria e Jashtme e Serbis qe te gjitha shkresat ti dergoj me llogo e me stem te Serbis por ne asnje moment nuk I drejtohet as si Republika e Kosoves dhe as si territor I vecant jasht juridiksionit te Serbis.

Nese Serbis I nevojiten informata te ndjeshme per kinse zbulimin e vrasesve te Ivanovicit e qe ne esence ato perdoren per konsumim te brendshme te udheheqesve politik te Serbise, me te cilet Ivanovic kishte probleme serioze, Serbia nuk do te duhej ti dergonte shkresat duke e konsideruar Republiken e Kosoves si pjes integrale te territorit te Serbis.

Te gjitha shkresat zyrtare jan te drejtuara me terme “organeve kompetente ne Prishtine” dhe subjekteve te UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe BE-s ne Prishtine. Pra ne gjdo shkrese mungon definimi I territorit te Kosoves ne cfardo varianti.

Asgje nuk eshte e keqe qe te ndahen informata per vrasjen e Ivanovicit edhe me Serbin ne rast se Serbia qe nga 12 Qershori 1999 e deri me sot do te ndante informata senzitive apo te ndjeshme per vrasjen e mbi 15,000 civilve Shqipetare, per zhdukjen e mbi 6000 Shqipetareve prej te cileve rreth 1700 ende cilsohen si te pa gjetur, per shkatrrimin e mbi 120,000 objekteve te banimit dhe per shkatrrimin e tersishmen te infrastruktures se Kosoves gjate luftes.

Do te ishte normale krejtesisht ndarja e informatave per rastin Ivanovic edhe ne rast se gjate bisedimeve ne Bruksel, Serbia te mos e sheh Kosoven si territor te vetin si te okupuar dhe sipas tyre nen administrimin e OKB ne baze te rezolutes 1244.

Duke e ditur se vrasja e Ivanovicit nga kriminelet Serb ka ndodhur ne territorin e Republikes se Kosoves, Prokuroria e Republikes se Kosoves, Policia e Kosoves dhe AKI-ja do te duhet qe te tentojn te zbulojn vrasesit, urdher dhenesit dhe te gjithe te perfshire ne vrasjen e Ivanovicit dhe pastaj te gjitha keto informata ti bejn publike e qe informatat publike mund ti perdorin edhe organet e ndjekjes ne Serbi per nevoja te tyre.

Ta ruajm sovranitetin juridik se paku ne territorin e Republikes se Kosoves pasi te njejtin nuk kemi ditur ta ruajm ne raport me Gjyakten Speciale duke deleguar sovranitetin juridik ne Holand – Hague.