Rasti i parë me virusin Zika në Francë

Autoritetet shëndetësore në Francë janë nën alarm pasi për herë të parë kanë evidentuar një person i cili është prekur nga virusi Zika.

Bota

28/02/2016 09:38

Gruaja e prekur nga ky virus sapo ishte kthyer nga një udhëtim nga Brazili, ndërsa zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë duke hetuar 14 raportet e sëmundjes që shkakton mushkonja.

Kreu i Institutit francez për Mbikëqyrjen e Shëndetit Publik, Francois Bourdillon ka konfirmuar se gruaja e infektuar është rasti i parë i kësaj sëmundje.