“Rasti i Haradinajt duhet të konsiderohet si problem global!” (Video)

Nitaj ka thënë se rasti i Haradinaj nuk duhet të trajtohet individualisht

Lajme

10/01/2017 23:33

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj në “Click” të RTV21 ka thënë se shteti i Kosovës duhet ta konsideroj rastin Haradinaj si një problem global në sensin e shtetësisë së Kosovës.

Nitaj tha se për shumicën e njerëzve rasti i ndalimit të Haradinaj është me motive politike dhe relativisht është një veprim i pakuptueshëm.

Nitaj po ashtu tha se nuk po e kuptojnë shtetin e Francës e cila ka rrezikuar që investime të cilat janë bërë për 20 vjet mes shtetit të Kosovës dhe Francës të rrezikohen me një vendim i cili ka mundur të kalohet siç është kaluar si në Slloveni ashtu edhe në Austri.

Ndryshe Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 si i dyshuar për krime lufte.

Analisti Driton Selmanaj ka thënë se ne e mashtrojmë veten nëse mendojmë se Ramush Haradinaj nuk i duhet Serbisë pasi që ata kanë çfarë të bëjnë me të.

Selmanaj tha se vec me e mbajtë Ramushin në burg ata e arrijnë qëllimin që po dojnë me shkaktu destabilitet në Kosovë.

Po ashtu Selmanaj tha se nëse Ramush Haradinaj dërgohet në Serbi atëhere Kosova ka me hy në një cikël tjetër dhe se situata nuk ka me qënë pastaj njejtë sepse ai nuk i duhet për një proces gjyqësor Serbisë por për qëllime politike.

/21Media

YouTube player