Rasti i Garcias

Trajneri i ri i Romës, Rudi Garcia ka rastin të bëjë atë që tre paraardhësit e tij nuk e arritën duke mposhtur Lazion në derbin e qytetit në Serie A të dielën. Giallorossët nuk kanë fituar asnjë nga pesë përballjet e fundit kundër fqinjit dhe disfata 1-0 në finalen e Kupës së Italisë u la…

Sport

19/09/2013 19:45

Trajneri i ri i Romës, Rudi Garcia ka rastin të bëjë atë që tre paraardhësit e tij nuk e arritën duke mposhtur Lazion në derbin e qytetit në Serie A të dielën.

Giallorossët nuk kanë fituar asnjë nga pesë përballjet e fundit kundër fqinjit dhe disfata 1-0 në finalen e Kupës së Italisë u la shije të keqe pasi bëri që të mungojnë në futbollin evropian për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm.

Vincenzo Montella ishte trajneri i fundit i Romës që fitojë një derbi të qytetit. Në mars 2011. Luis Enrique humbi të dy duelet më 2011-12 me rezultat 2-1, i përcjell nga disfata 3-2 nga Zdenek Zeman në ndeshjen e parë të sezonit të kaluar.

Presidenti i klubit, James Palotta udhëtoi drejt Romës të enjten dhe shprehu besimin e tij para derbit të dielën.

“Jemi duke punuar shumë mirë kolektivisht, dhe të gjithë duhet të ndihen të rëndësishëm”, deklaroi trajneri Garcia pas fitores 3-1 ndaj Parmës të dielën, kur ai preferoi të mos diskutojë për derbi.