Rasti i Almir Aliut, avokatët presin Apelin, kërkojnë rigjykim

Avokatët e familjes Almir Aliu, muajin e kaluar e ankimuan aktgjykimin e gjykatës së Kumanovës në gjykatën e Apelit. Ata nuk heqin dorë nga kërkesa që Boban Iliqi, autori i vrasjes së voglushit 4 vjeçar, të dënohet për vrasje, ashtu siç ishte i akuzuar para rikfalifikimit të aktakuzës fillestare për këtë rast. Do të insistojnë që procesi gjyqësor të fillojë nga e para.

Lajme

19/08/2018 19:39

“Unë si avokat i familjes Aliu pranova aktgjykimin e shqiptuar të gjykatës së Kumanovës dhe e njëjta është anikumuar në afatin e paraparë ligjor në gjykatën e apelit. Ajo që di në lidhje me këtë është se vijojnë afatet kohore ku Gjykata e Kumanovës duhet të dorëzojë lëndën e kompletuar për rastin e Almirit me gjithë ankesat e dorëzuara të mëhershme nga ne. Unë në këtë drejtim aspak nuk dyshoj se Gjykata e Apelit do të rishikojë me vëmendje lëndën dhe ankimimet më hershme dhe shpresoj se rasti i Almirit do të kthehet në rigjykim me qëllim që e vërteta të mund të dale na shesh” – tha Asmir Alispahiq, avokat i familjes së Almir Aliut.

Elementet më të kontestueshme në procesin gjyqësor për rastin e Almirit, sipas avokatëve, mbetet rikualifikimi i lëndës nga “vrasje” në “aksident trafiku” dhe përpilimi i ekspertizës neuropsikiatrike nga ekspertë me licencë të skaduar të cilat, nuk duhej dorzuar nga prokurori publik në gjykatë, thotë Alispahiq.

“Rikualifkimi i veprës penale dhe ekspertizat e shumta të cilat u dorëzuan nga ana e prokurorit publik në një fazë të vonuar gjyqësore, ishin në kundërshtim me ligjin. Po ashtu ekspertizat u përpiluan nga personat me licencë të skaduar që para ngjarjes tragjike dhe kjo gjë tregon qartë për lëshimet që janë bërë gjatë këtij procesi gjyqësor” – u shpreh Alispahiq.

Gjykata e Kumanovës me 5 prill të këtij viti përveç Boban Iliçit dënoi me 6 muaj burgim edhe babanë e Alimirt, Sedat Aliu dhe me 9 muaj burgim Abdulla Aliu dhe Sami Demirin. Katërvjeçari Almir Aliu u shkel për vdekje me veturë nga Boban Iliç pas një zënke banale para urgjencës së qytetit të Kumanovës.