Rastet kur duhet ta takoni gjinekologun para se të jetë vonë

Doktorët duhet që ta dinë për të gjitha dhimbjet menstruale që keni, në mënyrë që t’ua japin kujdesin e duhur.

Lifestyle

01/02/2015 14:17

Askush nuk dëshiron që t’i thotë doktorit “Uh, unë e kam këtë” ose “Kam pasur seks të pambrojtur”, por doktorët duhet që t’i dinë të gjitha në mënyrë që t’ua japin kujdesin e duhur, thotë Dr Lissa Rankin.

“Ne nuk do të ju pyesim për numrin e partnerëve seksual apo nëse keni pasur një abort për të ju vënë në siklet juve”, thotë ajo. “Na ndihmon që ta njohim trupin tuaj.”

Mësoni se cilat gjëra duhet t’ia tregoni doktorit tuaj dhe që s’duhet t’i mbani për vete.

Dhimbje e pazakontë
Ju mund të keni një sëmundje ngjitëse seksuale, si klamidia, herpesi apo gonorre.

Gjakderdhje të papritur apo të rëndë
Ju mund të keni sëmundjen ‘fibroide’ apo sëmundje hormonale të cilat duhet të diskutohen, transmeton Lajmi.net.

Mendoni se jeni shtatzënë
Ju duhet të bëni teste shtesë dhe të merrni një recetë për një vitaminë paralindjes, ose të diskutoni opsionet tuaja.

Keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur
Ju duhet të kontrolloheni menjëherë sepse mund të keni fituar ndonjë sëmundje ngjitëse apo mund të keni mbetur shtatzënë.

Dhimbje të rëndë menstruale
Ju mund të keni endometriozë, një kusht i cili mund të shërohet në të cilin indi i mitrës gjendet jashtë saj.

Nëse ju dhemb seksi
Ju mund të keni vulvodinë, që është një dhimbje në vulvë ose në hyrje të vagjinës.