Rast i rrallë: Vëllau ndihmon vëllaun të fitojë në garat sportive (Video)

Jonny dhe Alistair janë dy vëllezër që kanë marrë pjesë në garat sportive në Meksiko.

Fun

15/11/2016 17:54

Jonny ishte i pari nga sportistët që ishte më afër finishit, mirëpo fuqia e tij kishte shterrur. Një tjetër sportist e kaloi Jonny-n, kurse vëllau Alistair tashmë i ishte afruar.  Ai i kapi krahun vëllaut dhe e ndihmoi që të dalë i dyti në listën e fituesve, transmeton lajmi.net.

Alistair sakrifikoi fitoren e tij për të ndihmuar të vëllanë, a nuk është kjo një gjë e mrekullueshme?

Shikojeni videon dhe mahnituni me dashurinë dhe kujdesin e vëllezërve që mori vëmendjen e gjithë shikuesve të garës. /Lajmi.net/

YouTube player