Rast i rrallë – kjo vajzë ka lindur dy herë

Vogëlushja Lynlee Boemer ka lindur për herë të dytë dhe ky rast është me të vërtetë i çuditshëm!

Fun

24/10/2016 21:16

Kur prindërit e saj kishin shkuar në spital për të bërë një skanim me ultrazë e kishin kuptuar se kishte një problem në shëndetin e saj, transmeton lajmi.net

Bëhej fjalë për një tumor i cili në shumicen e rasteve mund të largohet pas lindjes, por tek Lynlee kishte arritur në një fazë më të rrezikshme të zhvillimit.

Atëherë, pas një operacioni të gjatë i cili përfundoi me sukses, tumori u largua dhe Lynlee u fut përsëri në barkun e nënës, për të lindur për të dyten herë tani.

Doktori ka shpjeguar se arsyeja e kësaj ndërhyrje të shpejtë ishte gjakderdhja eventuale që do të mund të kishte ndodhur në dëm të foshnjes dhe nënës.

Tani ajo është një vajzë shumë e shëndetshme dhe po zhvillohet normal si të gjithë fëmijët e tjerë./lajmi.net

nintchdbpict000276878598 nintchdbpict000276878601