Raskaj: Mungoi vetëm fitorja

Kapiteni i Kosovës, Anel Raskaj u nda i kënaqur nga paraqitja në barazimin 0:0 kundër Haitit, dhe e vetmja gjë që nuk i pëlqeu ishte rezultati. Kosova e dominoi ndeshjen por nuk arriti të gjejë golin e shumëkërkuar dhe të merituar. “Falënderoj të gjithë për përkrahjen, ka qenë një ndeshje fantastike, kemi pasur shumë raste…

Sport

05/03/2014 16:08

Kapiteni i Kosovës, Anel Raskaj u nda i kënaqur nga paraqitja në barazimin 0:0 kundër Haitit, dhe e vetmja gjë që nuk i pëlqeu ishte rezultati.

Kosova e dominoi ndeshjen por nuk arriti të gjejë golin e shumëkërkuar dhe të merituar.

“Falënderoj të gjithë për përkrahjen, ka qenë një ndeshje fantastike, kemi pasur shumë raste për shënim, dhe do të ishte më mirë nëse do të fitonim. Por, paraqitja na jep vullnet për të ardhmen”, deklaroi ai.

Kurse, edhe Enis Alushi lavdëroi paraqitjen e Kosovës.

“Unë besoj se kemi treguar një paraqitje të mirë dhe fusha nuk ka qenë në gjendje perfekte për ne dhe ishte pak vështirë të luajmë me pasime të shkurta, por besoj se ka qenë një ditë fantastike dhe falënderimit të gjithëve që kanë qenë kështu”, deklaroi ai.