Rasimi bëhet prishtinali  

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Rasim Selmanaj për tetë vite e drejtoi Komunën e Deçanit. Rrugën deri në zyre e bëri nga Gllogjani. Në zgjedhjet e qershorit është zgjedh deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka planifikuar që udhëtimin ta ketë të shkurtër, sikurse kur ishte kryetar. Ai po planifikon të ndërtojë shtëpi në Prishtinë.

Lajme

12/12/2017 11:11

Edhe kur ishte në krye të Komunës, kryetarin e partisë e kishte afër më shtëpi. Afër do ta ketë edhe tash. Rasim Selmanajt i janë dashur 40 ditë që të kompletojë krejt dokumentacion dhe të pajiset me leje të ndërtimit nga Komuna e Prishtinës. Zyra e urbanizmit të Komunës së Prishtinës i ka lëshuar leje më datë 30 nëntor për ndërtimin e një shtëpinë në perëndim të Veterrnikut me etazhitet B-P+2, shkruan lajmi.net.

Pozita prej ish të burgosuri politik ka bërë që ai të lirohet nga mijëra euro për taksat komunalë të lejes.

“Sipas projektit kryesor të prezantuar për shtëpinë individuale me tre njësi te banimit, sipërfaqja e tërësishme e lejuar për ndërtim, është 533.31 m2, prej te cilave bodrumi ka sipërfaqe prej 133.75 m2 ne funksion te garazhimit, depove dhe kthinave te ngjashme teknike, përdhes ka sipërfaqe prej 136.64 m2, e tera ne funksion te banimit, si dhe baza e katit te pare dhe te dyte me sipërfaqe nga 131.46 m2, e tera ne funksion te banimit”, thuhet në leje të ndërtimit.

Selmanaj, në Deçan ka një shtëpi në emrin e tij të trashëguar, tokë dhe një podrum. Ndërsa, ka edhe një banesë të blerë në vitin 2006.

Trualli për shtëpinë, sipas deklarimit në Agjencinë Korrupsion është blerë në vitin 2010 në shumë prej 51 mijë e 500 euro, në hapësirë prej 3.5 ari.

Po sipas deklarimit në AKK, në marsit të vitit 2017, është i zhytur në dy kredi 2010-2017 për blerjen e truallit në vlerë prej 20 mijë eurove, dhe 2014 -2018 për martesën e djalit në vlerë prej 10 mijë eurove.

Ka deklaruar se ka 18 mijë euro, të kursyera gjatë vitit 2016 nga pagat e kohës sa ka qen i burgosur politik. /Lajmi.net/