Rasim Selmanaj, ndër deputetët më të votuar të AAK-së

Rasim Selmanaj, kryetar i komunës së Deçanit, njëherësh kandidat i PAN-it për deputet thotë se nga të dhënat dhe procesverbalet të qendrave të vendvotimeve është ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës.

Lajme

13/06/2017 09:18

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook ku ka publikuar të dhëna nga komunat e ndryshme.

Ky është postimi i plotë: 

Mirëmengjesi Kosovë!

Nga të dhënat dhe procesverbalet prej qendrave të vendvotimeve dhe komisionerëve del se jam ndër tre- katër kandidatët më të votuar të Aleancës!

Ja disa shifra; Deçan, mbi 4500 votues Pejë mbi 2000 votues Istog 500 votues Gjakovë rreth 1500 votues, vazhdon numrimi

Kam disa vendvotime të pjesëshme por jo ende totalin e votave nëpër krejt qytetet! Numri i votave e tejkalon 12.000! Nuk ka pothuajse vend që nuk jam votuar, prandaj pres që nr i votave të rritet! Falemnderit qytetarë të nderuar për përkrahje!