Rashiti: Nëse KFOR-i intervenon në ruajtjen e Kuvendit, një pjesë e Republikës iku

Analisti politik Naim Rashiti, ka thënë se Republika është në rrezik, sidomos nëse është e vërtetë se KFOR-i është mobilizuar që të mbrojë Kuvendin e Kosovës, nga dhuna e shkaktuar nga opozita dhe përkrahësit e saj.

Lajme

23/10/2015 22:11

Ai ka lutur liderët politik në vend, që të kenë kujdes me veprimet e tyre, se përndryshe Kosova më kurrë nuk do të jetë e njejtë.

“Ne situata të tilla KFOR-i del për të vëzhguar situatën. Por nëse lajmi për vendosjen e KFOR-it në mbrojtje të Kuvendit është i vërtetë dhe nëse trupat ndërkombëtare intervenojnë për ruajten e sigurisë atëherë një pjesë e republikës iku. Nëse ndodh, Kosova nuk do të jetë më e njejtë. Prandaj liderë, përfaqesues politik e deputetë kujdes!”, ka shkruar Rashiti në Facebook. /lajmi.net