Rashiq: Pa intervenimin e Serbisë nuk më ecë fjala në Kosovë

Deputeti Nenad Rashiq nga Partia Progresive Serbe, e cila është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe në Kosovë tha se e ka kuptuar se kurrfarë interesi nuk mund të realizojë në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit.

Lajme

14/04/2016 23:32

“Çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, tha ai.

Deputeti i PDS-së, Nenad Rashiq, gjatë debatit në emisionin “Jeta në Kosovë” me temën Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë tha se nuk po arrin që të realizojë asgjë në Kosovë pa intervenimin e Serbisë.

Rashiq tha se ka shkuar tri herë te kryeministri Isa Mustafa që të bisedojë me të, mirëpo ai nuk ka ndërmarrë asgjë.