Rashiq: Nuk besoj se Trump e di se ku është Kosova dhe Serbia

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq nuk sheh ndryshim të politikës amerikane në drejtim të Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

19/02/2019 21:34

Gjithçka që ai mendon se ndryshon në Administratën e Trump në Shtëpinë e Bardhë është shtimi i dinamikës sa i përket zhvillimeve në Ballkan.

Rashiq në T7 ka komentuar letrat e presidentit amerikan Donald Trump në drejtim të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Thotë se mesazhi kryesor në të dy letrat është ftesa për arritje të marrëveshjes në vitin 2019.

Mesazhi i të parit të Shtëpisë së Bardhë është inkurajues, thotë Rashiq.

“Inkurajon shumë sepse BE, edhe pse kanë kaluar 7 vjet negociata, gjithçka hodhi poshtë për një ide të para disa muajve, për korrigjim kufiri”, tha Rashiq.

“Një element për mua ky tragjik. Aty shihet mos serioziteti i BE-së”, shpjegon ai.

Megjithatë, Rashiq nuk mendon se politika amerikane për Ballkanin ka ndryshuar me ardhjen e Trumpit në Washington.

“Trump nuk jam i sigurt që e di se ku është Kosova e Serbia. Këtë e bën Administrata e cila e ka një zhvillim të aktiviteteve siç ka qenë planifikuar. Nuk pres që diçka revolucionare të ndodh”, thotë Rashiq.

Këtë mëndim nuk ia ndryshojnë as deklaratat e këshilltarit për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.

“Bolton nuk e shoh ndryshe sa i përket politikës”, thotë Rashiq.