Rashiq: Me serbët nuk është diskutuar për ushtrinë (Video)

Në njërën anë shefi i Listës serbe Sllavko Simiq, e në tjetrën deputeti nga kjo pakicë Nenad Rashiq.

Lajme

20/03/2017 20:16

Kështu këta dy të hënën, dëgjuan fjalimin e Presidentit Hashim Thaci, për themelimin e Ushtrisë, e cila nuk po mund të bëhet me ndryshime Kushtetuese pikërisht për shkak të refuzimit të “Listës serbe”

Rashiq, që ishte ministër në njërën nga Qeveritë e Thaçit kur ishte kryeministwr thotë se po çuditet me qëndrimet e kreut të shtetit, në relacionin mes serbëve dhe Ushtrisë.

Duke mos e precizuar saktë qëndrimin e tij, Rashiq, akuzon partnerët e koalicionit PDK-LDK se nuk janë aspak të hapur karshi “Listës së tyre, si partnert i tretë në martesën politike qeverisëse.

YouTube player