“Rashica zgjodhi Kosovën, më vjen keq për një tjetër lojtar që u la jashtë Euro 2016”
Në Top Story, Armand Duka u pyet në lidhje me lënien jashtë Evropianit të Milot Rashicës, i cili më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës për të vijuar karrierën e tij.
Sport
Rashica nuk u përfshi në listën me 23 lojtarë të De Biasit në finalet e evropianit francez, por a ishte kjo një zgjedhje e duhur?
Për Armand Dukën ajo ishte një zgjedhje e trajnerit, ndërsa largimin nga Kombëtarja, ai e quajti një vendim të vetë lojtarit.
Pengu i Dukës për mungesën në atë evropian historik për “Kuqezinjtë” është një tjetër emër.
“Pengu im personal edhe sepse i detyrohemi shumë moralisht atij, është Gjimshiti. Nga dita e parë që shkeli në Kombëtare ai ishte në formacion dhe nuk u mor nga trajneri, ndoshta ngaqë nuk ishte në formë të mirë”, thotë Duka. TCH