Rashica sërish pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

Milot Rashica po kalon momente të mira në sezonin e ri në Bundesligë te skuadra  e Werder Bremen.

Sport

03/09/2018 16:59

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës që afatin kalimtar të dimrit iu bashkua Werder Bremen, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman.

21 vjeçari ka arritur që me një goditje maestrale nga gjuajtja e lirë në minutën e 96’ t’i siguroi fitoren 1:2 Werder Bremen në udhëtim te Eintracht Frankfurt.

Paraqitja ndaj Eintracht Frankfurt, ka bërë që Rashcia të përfshihet në formacionin e javës në Bundesligë nga faqja ‘Transfermarkt’.

Kujtojmë se Rashica ishte pjesë e formacionit të javës edhe në xhiron e parë, ku asistoi në barazimin 1:1 të Bremen./Lajmi.net/