Rashica me këtë gol jep sinjalet e para se 2019-ta do të jetë viti i tij

Milot Rashica ka dhënë sinjalet e para se viti 2019, do të jetë viti i shkëlqimit të tij.

Sport

05/01/2019 14:13

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës është grumbulluar nga skuadra e Werder Bremen në Afrikën e Jugut, për t’u përgatitur për pjesën e dytë të sezonit në Bundesligë.

22 vjeçari nga Vushtrria, në stërvitje e fundit ka arritur të shënoi një gol të bukur me vollej goditje.

Vlen të ceket se Rashica këtë sezon te Bremen ka regjistruar 11 paraqitje, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë edhe një asistim./Lajmi.net/