Rashica me deklaratë të madhe pas dy golëshit

Milot Rashica është deklaruar pas fitores së Werder Bremenit ndaj Augsburgut.

Sport

10/02/2019 18:03

Werder Bremen e mposhti Augsburgun në kuadër të javës së Augsburgut me rezultat, 4:0.

Milot Rashica shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës.

“Ishte një javë e madhe dhe një fitore e rëndësishme sot”, tha lojtari kosovar pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Ne filluam ndeshjen mirë, shënuam herët dhe më pas shkuam edhe më larg.

“Ne e kontrolluam ndeshjen. Ne e kemi planifikuar këtë edhe në stërvitje.”, ka shtuar më tej Rashica. /Lajmi.net/