Rashica me dedikim special pas fitores ndaj Azerbajxhanit

Milot Rashica ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4:0 në Ligën e Kombeve.

Sport

21/11/2018 13:30

Milot Rashica ka postuar një fotografi me përmbajtje tejet emocionuese pas fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4:0 në Ligën e Kombeve.

Rashica fitoren e djeshme, e cila e nxori Kosovën lider të grupit 3 me 14 pikë të grumbulluara në Ligën D, ia ka dedikuar fëmijëve refugjatë në luftën e fundit në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Ai ka postuar fotografinë ku shihen të vegjlit kosovarë, e tutja i ka bashkëngjitur lojtarët e kombëtarës në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/