Rashica ka një kërkesë pas ndeshjes me Kroacinë

Milot Rashica i ka ftuar bashkëlojtarët e tij nga Përfaqësuesja e Kosovës që sa më parë ta harrojnë humbjen nga Kroacia.

Sport

07/10/2016 11:15

Milot Rashica, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij në Përfaqësuesen e Kosovës që ta harrojnë sa më shpejt humbjen e thellë nga Kroacia dhe të përqendrohen në ndeshjen e së dielës ndaj Ukrainës.

Kosova u mposht nga Kroacia me rezultat të thellë 6:0. Kurse, Rashica ka kthyer vëmendjen tek dueli i radhës ndaj Ukrainës, të dielën.

“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtar i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, deklaroi Rashica, përcjell “Lajmi.net”.

“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për kampionatin e ardhshëm”, shtoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.