Rashica justifikon besimin e trajnerit, shënon gol kundër Hannover

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Hannover – Werder Bremen.

Sport

19/01/2019 16:24

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, kur po luhej minuta e 32’, shkruan lajmi.net.

Ishte reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ai që tundi portën e kundërshtarit dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Me këtë gol anësori kosovar ka justifikuar besimin e dhënë nga trajneri, i cili e aktivizoi nga minuta e parë.

Më poshtë mund ta shikoni golin e Rashicës. /Lajmi.net/