Rashica: Jemi përgatitur mirë, ndaj Ishujve Faroe japim maksimumin

Milot Rashica ka thënë se fitorja ndaj Maltës në ‘Fadil Vokrri’ ka motivuar edhe më shumë ekipin e Kosovës për ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Sport

13/10/2018 08:45

‘Dardanët’ të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e xhiros së katërt në Ligën e Kombeve, ku janë mysafir të Ishujve Faroe.

Kjo ndeshje për Kosovën vjen pas fitores 3:1 ndaj Maltës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Anësori i Werder Bremen, Milot Rashica, duke folur për faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe me shumë përkushtim, dhe këtu ka ndikuar edhe fitorja ndaj Maltës.

“Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë”, ka deklaruar Rashica.

Kosova tashmë ka fituar një ndeshje kundër Ishujve Faroe, të cilët i ka mposhtur 2:0 në Prishtinë./Lajmi.net/