Rashica: Ja kujt ia dedikoj golin

Milot Rashica ka folur për media rreth barazimit të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

14/10/2018 20:57

Milot Rashica ka thënë se golin ndaj Ishujve Faroe ia dedikon familjes, tifozëve dhe Fadil Vokrrit

“Besoj që ka qenë një gol i mirë por do të isha më i lumtur nëse do ti kishim marrë tri pikë”, ka thënë Rashica, raporton “lajmi.net”.

Pjesën e parë ishim të mirë, pas golit ata e morën lojën në kontroll dhe terreni ishte i vështirë pasi që ne nuk kemi luajtur në këso fusha dhe besojë që kjo ka ndikuar më së shumti”.

“Golin ja dedikoj familjes, gjithë tifozëve dhe legjendës Vokrrit”. Ka shtuar më tej Rashica. /Lajmi.net/