Rashica e ka një mesazh për tifozët pas fitores së parë

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sport

10/09/2018 22:54

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë , përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi luajtur mirë dhe fituam me meritë. Është kënaqësi e madhe për secilin prej nesh të luajmë para këtij publiku fantastik”, deklaroi Rashica për “Supersport”.

“Ne po e japim maksimumin për Kosovën dhe jemi shumë të lumtur me përkrahjen e publikut”.

“Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne dhe do të japim gjithçka edhe në të ardhmnen”, shtoi Rashica. /Lajmi.net/