Rashica deklarohet pas super-golit që ia shënoi E. Frankfurtit

Milot Rashica golin e fitores të shënuar në fund të ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt, ua ka kushtuar tifozëve të Werder Bremen dhe bashkëlojtarit të tij, Pavlas.

Sport

01/09/2018 18:12

Werder Bremen mori tre pikë nga udhëtimi te Eintracht Frankfurt, skuadër të cilën e mposhti 1:2, me golin e Rashicës në minutën e 96’.

Pas ndeshjes, Rashica është prononcuar shkurt për faqen zyrtare të Werder Bremen.

“Goli ishte për tifozët dhe Pavlas. Ishte e tmerrshme ta shihje të shtrirë në atë gjendje”, ka deklaruar Rashica.

“Jemi të lumtur që fituam”.

Ky ishte goli i parë i Rashicës këtë sezon, ndërsa një xhiro më parë regjistroi një asistim në barazimin e skuadrës së tij./Lajmi.net/