Rashford – Real Madrid, ndodh befasia

Marcus Rashford po konsideron mundësinë e largimit nga Manchester United, duke mos mundur të sigurojë vendin e titullarit nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Sport

22/11/2018 08:43

Manchester United mund të humbas sulmuesin Marcus Rashford.

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford, është i gatshëm të fillojë bisedimet me Real Madrid për një transferim të mundshëm në Bernabeu, shkruan ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.

Madrid tashmë ka vënë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, duke shpresuar në transferimin e një prej talentëve më të mëdhenj që ka prodhuar futbolli anglez viteve të fundit.

Rashford ka startuar vetëm në pesë nga 12 ndeshje në Premierligë këtë sezon, dhe ky fakt po cilësohet si shkas rreth dyshimeve për të ardhmen e tij./Lajmi.net/