Rashford: Liverpool asnjëherë nuk ka qenë opsion për mua

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford ka hedhur poshtë thashethemet se lojtari ka qenë afër kalimit në “Anfield” kur ishte i ri.

Sport

16/12/2018 12:59

Ai ka thënë se kurrë nuk e ka konsideruar një kalim në Liverpool, as atëherë kur ishte i ri dhe nuk ishte pjesë e Manchesterit.

Anglezi është i lindur në qytetin e Manchester, dhe ai është bashkuar në akademinë e United në moshën shtatë vjeçare.

Ai kaloi në të gjitha kategoritë për të debutuar me “djajtë e kuq” në vitin 2016 dhe duke shënuar dy herë kundër Midtjylland në Ligën e Evropës.

“Jo. Liverpool asnjëherë nuk ishte opsion” është përgjigjur ai për “Sky Sports” kur është pyetur se a kishte menduar të bashkohej me Liverpool, transmeton lajmi.net.

“Nuk kishte ndonjë skuadër ku do të shkoja më me qejf sesa Manchester United. Ndihesha sikur ishte gjëja e natyrshme për tu bërë” ka thënë tutje sulmuesi i talentuar.

Rashford dhe skuadra e tij sot do të jenë përballë Liverpool, në “Anfield”, me fillim nga ora 17:00. /Lajmi.net/