Raportuesja e vizave u drejtohet deputetëve, thotë se po i ndjek me vëmendje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, thotë se po i ndjek me interesim të madh zhvillimet në Kosovë për Demarkacionin. Ajo pranon se partnerët e qytetarët treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave.

Lajme

22/02/2018 11:04

“Po i ndjek me interesim të madh debatin dhe votimin për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës. Gjithë të mirat për miqtë, partnerët e qytetarët që treguan përkushtim të vërtetë për liberalizimin e vizave. Mirënjohëse edhe për Malin e Zi”, ka shkruar Fajon, pak para fillimit të seancës për demarkacionin.