Raportuesin e PE-së për Shqipërinë: Rëndësi madhore zbatimi i reformës në drejtësi

Kreu i shtetit Ilir Meta është takuar me raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Lajme

18/09/2017 12:01

Sipas njoftimit zyrtar të presidencësn biseda është fokusuar tek rëndësia madhore e zbatimit të reformës në drejtësi, dhe konsensusit të gjerë mes pozitën dhe opozitës.

“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës  nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.

/ Top Channel