Raportohet për të shtëna jashtë ambasadës amerikane në Ankara

Disa raportime në Ankara kanë njoftuar se janë dëgjur disa të shtëna drejt kabinave të sigurisë jashtë ambasadës amerikane në orët e hershme të 20 gushtit, mirëpo zyrtarët amerikanë kanë thënë se askush nuk është plagosur.

Bota

20/08/2018 10:38

Agjencitë turke të lajmeve kanë thënë se një person me armë zjarri ka shtënë katër apo pesë herë nga një veturë e bardhë që ka qenë duke lëvizur.

Policia në Ankara ka thënë më 20 gusht se është duke kërkuar për veturën e përfshirë në incident.

Ambasada amerikane është e mbyllur këtë javë pasi Turqia shënon festën e Kurban Bajramit.