Raportimet me SMS: Rriten parregullsitë

Numri 500 88 po vazhdon të pranojë edhe më shumë sms në lidhje me parregullësitë që qytetarët po i hasin në procesin e votimit. Deri rreth orës 13:00 në këtë numër janë dërguar rreth 2 mijë SMS.

Lajme

03/11/2013 17:19

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të dërgojnë sms në numrin 500 88 falas nga të gjithë operatorët telefonik. Visare Aliu nga organizata për Shoqëri të Hapur thotë se numri i pranimit të sms-ve është në rritje e sipër.

“Numri është në vazhdimësi në rritje. Deri me tani kanë arritur 1882 dhe ky numër rritet brenda minutave. Kryesisht janë probleme që paraqiten në listën votuese, po ashtu, kemi raste kur janë lajmëruar menaxhime të dobëta në qendrat e votimit, kemi disa raste tjera të shpeshta, që janë fotografimi i votës, votimi familjar, po ashtu, janë problemet që janë të lajmëruara vazhdimisht”.

“Kampanja e ka bërë të vetën dhe ky ka qenë qëllimi që të gjithë të raportojnë, e jo vetëm vëzhguesit tanë apo edhe partive politike që të raportojnë”.

“Ka shumë SMS që tregojnë se në listën e votuesve ka shumë persona të vdekur, ka edhe një problem tjetër që në oborret e shkollave ka shumë persona të partive që kërkojnë votën, mirëpo ka edhe SMS pozitive që tregojnë se gjithçka është në rregullt”.