Raporti i Progresit në duar të Thaçit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi, Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2018.

Lajme

18/04/2018 13:41

“Sot pranova nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2018. Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave që dërgojnë shtetin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar presidenti i vendit në Facebook.