Raporti i Progresit me kritika për Kosovën por vlerson lartë zgjedhjet e 8 qershorit

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor i cili pritet të publikohet nga mesi i këtij muaji, është kritik në masë të madhe për të gjitha këto vende. Sa i përket Kosovës, ai vlerson pozitivisht procesin zgjedhor të 8 qershorit. 

Lajme

04/10/2014 18:23

Raporti i Progresit për vendet të cilat pretendojnë anëtarësimin në BE, e që publikohet nga Komisioni Evropian, edhe këtë vit në masë të madhe do të jetë kritik për të gjitha vendet duke përfshirë edhe Kosovën.

Sfidat që aty përmenden, dhe ku Kosova vlersohet se ka bërë jo mjaftueshëm përparime, janë krimi i organizuar, korrupsioni dhe të tjera, ka bërë të ditur një burim i lajmi.net, i cili ka pasur qasje në raport.

Si e arritur e theksuar në këtë raport për Kosovën, thuhet të jetë procesi zgjedhor i 8 qershorit.

Sipas raportit, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë vlersohen si të rregullta, demokratike dhe konform standardeve të BE-së. (lajmi.net)