Raporti i mjekëve mbi gjendjen shëndetësore të Muhammad Alisë

Doktori i Muhammad Alisë ka thënë se gjendja shëndetësore e ish-kampionit të botës në boks nuk është e keqe ashtu siç është raportuar nëpër media kohëve të fundit.

Sport

02/11/2014 18:14

Muhammad Ali i cili momentalisht është në moshën 72 vjeçare, ka sëmundjen e Parkinsonit që nga viti 1984.

“Unë nuk e di nëse ai është në rrezik më të madh apo më të vogël, për të ndodhur diçka. Gjendja e tij është stabile”.

“Unë nuk shoh diçka te ai që më shtyn të them se ai do të vdes gjashtë muajë apo një vit më vonë”, tha doktori i Muhammad Alisë, Abraham Liberman për BBC Radio 5.