Raporti i fundit: 21 të arrestuar dhe 3 të ndaluar

Prokuroria e Shtetit: Gjatë ditës në tërësi deri në këto momente janë 14 lëndë kundër 24 personave, 21 prej tyre janë me ndalim të prokurorit dhe tre të ndaluar në policia.

Lajme

03/11/2013 14:01

(E Plotësuar)

Këto janë të dhënat e Prokurorisë së Shtetit, për procesin e sotëm zgjedhor:

Nga ora 12:30 e deri në orën 16:30 janë hapur edhe  9 lëndë, kundër 12 personave, prej tyre 9  janë të ndaluar dhe 3 në paraqitje në polici.

Deri në orën 16:30, në nivel të Kosovës, gjithsej janë arrestuar 21 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shoqëruar në Stacion të Policisë.

Gjatë ditës në tërësi deri në këto momente janë 14 lëndë kundër 24 personave, 21 prej tyre janë me ndalim të prokurorit dhe tre të ndaluar në policia.

_______________________________________

Shtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e prokurorisë së shtetit për procesin zgjedhor.

Laura Pula, Koordinatore për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, thotë se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, thotë për lajmi.net se në përgjithësi situata është e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë rast i cili do ta pengonte procesin zgjedhor.

Ndërkohë, Prokuroria e shtetit raporton për një rast që bëhet fjalë për një anëtar të një subjekti politik, afër një qendre të votimit, që po shpërndan disa kartele duke i udhëzuar qytetarët se për kënd të votojnë dhe se policia ka marrë personin dhe po e interviston.

Po ashtu, Prokuroria e shtetit ka bërë të ditur se janë gjashtë prokuror kujdestar që po përcjellin mbarëvajtjen në Prizren.

“Sot, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka angazhuar gjashtë prokurorë, të cilët janë kujdestar dhe po e përcjellin mbarëvajtjen e zgjedhjeve këtu në regjionin e komunës së Prizrenit”.

“Qysh në mëngjes, pak para orës 8:00, jemi informuar se në disa vendvotime kemi pasur mungesë të vulave, është vonuar hapja e vendvotimeve dhe, ndërkohë kanë marrë vulat rezervë, i kanë futur  në përdorim dhe pastaj ka vazhdua procesi i votimit”.

“Ne kemi kontaktuar me policinë dhe i kemi autorizuar policinë që të marrin veprimet hetimore për rrjedhën e këtyre vulave, ende nuk i kemi rezultatet se çfarë ka ndodhë me këto hetime, por, bëhet fjalë për tri raste këtu në Prizren”.

Burime të lajmi.net thonë se dy të arrestuarit në Drenas, por të cilët më pas janë liruar, janë Avdyl Krasniqi, vëllai i Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Haradin Balaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se personat e arrestuar në Drenas kanë penguar procesin zgjedhor.

“Në Drenas në një rast ku është penguar personi në kryerjen e ushtrimi të votimit dhe njëherësh është ofenduar  Policia e Kosovës ka intervenuar dhe ka shoqëruar 5 persona për në stacionin policor”

“Kjo është informata që ne mund t`ju konfirmojmë deri më tani”.

“Kjo ka ndodhur për pengim dhe ofendim të personit në kryerje të ushtrimit të votës”.