Raportet mes Era Istrefit dhe Ronaldinhos po bëhen edhe më të afërta!

Era Istrefi këndon himnin e Kampionatit Botëror që këtë vit mbahet në Rusi.

ShowBiz

25/05/2018 16:41

Kënga tashmë është publikuar në YouTube dhe Era e solli në duet me Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan lajmi.net.

Emri i saj tashmë është bërë i njohur në gjithë botën dhe për të flasin edhe shumë prej yjeve botërore.

Në përkrahje të Erës ka dalë edhe futbollisti i njohur Ronaldinho, i cili ditë më parë bëri një fotografi me të.

Por, është një tjetër imazh që këto ditë po bën xhiro në mediet rozë dhe është pikërisht fotoja ku futbollisti shfaqet në vendin ku ka xhiruar Era këtë projekt.

Ronaldinho kishte shkruar se po pret këngën e miqve të saj, Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefit, ndërsa nuk ka munguar as komenti i shqiptares.

Ajo i ka komentuar me disa zemra, ndërsa kjo është dëshmi që marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira. /Lajmi.net/